Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se sonte ka pasur nderin të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Forumit Rinor 2025 në kuadër të Procesit të Berlinit, ku para një audience të gjerë të liderëve të rinj, përfaqësuesve institucionalë, anëtarëve të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare mbajti fjalën e tij për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, përcjell KosovaPost.
Në këtë forum, ai tha se ka vlerësuar lart rolin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), “që përfaqëson një vizion për pajtim, drejtësi, bashkëpunim dhe afrimin e popujve të Ballkanit Perëndimor”.
Në fjalën e tij, Basha kujtoi plagët e luftës në Kosovë, “ku mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, përfshirë 1,133 fëmijë, u vranë”. Megjithatë, ai theksoi se “populli ynë, pavarësisht dhimbjes së madhe, ka dëshmuar përkushtim për paqe, krahas drejtësisë që është parakusht i saj”.
Basha tha më tej se “ndërveprimi mes të rinjve është çelësi për të thyer paragjykimet dhe për të ndërtuar ura të reja miqësie” dhe se “ne nuk mund t’i lejojmë gjeneratat e ardhshme të rriten në izolim apo injorancë për njëri-tjetrin”.
Ai iu referua edhe historisë evropiane, “me ç’rast vendet që dikur ishin armiq të ashpër sot janë partnerë të mëdhenj në bashkëpunim”.
“Të rinjtë tanë kanë energji, talent dhe ide të jashtëzakonshme, e ne duhet të punojmë që t’i shfrytëzojmë këto për të ndërtuar një rajon të gatshëm për t’iu bashkuar Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera e shpirt”, deklaroi Basha.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za