Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e San Siros. Kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik. Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv ditën e nesërme, duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.
Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale. Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.
Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit.
Të tjera
Dogana e Kosovës jep detaje për ndalimin e Mozikut nga autoritetet
Aleanca e fortë me SHBA-në, gjithmonë në dobi të popullit tonë
Kosova duhet të përfshihet si anëtare