Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams, i prezantuar nga Mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars 1999, ka përfunduar sot dëshminë në Speciale. Ai do vazhdon nesër dëshminë para trupit gjykues.
Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur me pranga në një karrige dhe i rrahur e që ishte i vdekur në ish-godinën e MUP-it në Prizren.
Paul Williams nis dëshminë në Hagë
Pas përfundimit të dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën e Hagës, dëshminë e tij e ka nisur juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i ftuar si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Williams, i cili gjatë luftës në Kosovë ka shërbyer si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në negociatat e Rambujesë, në dëshminë e tij tregoi me detaje mënyrën se si ishte përfshirë në ekipin negociator të Kosovës në atë proces.
Sipas përmbledhjes së lexuar nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, u tha se dëshmitari Paul Williams, ishte këshilltar ligjor pa pagesë për delegacionin shqiptar në Rambuje.
Paul Williams duke folur para Gjykatës Speciale në Hagë për mbështetjen që delegacioni kosovar i ka dhënë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë gjatë bisedimeve në Rambuje, pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së.
Të tjera
Liverpooli me dy gola për dy minuta ndaj Atleticos
FC Vushtrria zgjodhi kryesinë e re, Rrahman Rama bëhet kryetar
Gjermania mbetet një investitor i rëndësishëm në Kosovë