Tirana mikpriti Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5).
Punimet e kësaj konference, e cila zhvillohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri, i përshëndeti ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur një partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon si dhe për të forcuar rolin e saj në sigurinë euroatlantike.
Punimet e kësaj konference, e cila zhvillohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri, i përshëndeti ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur një partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon si dhe për të forcuar rolin e saj në sigurinë euroatlantike.
Vengo po ashtu ka theksuar se Kosova duhet të përfshihet, plotësisht dhe formalisht, si një anëtare e natyrshme e këtij komuniteti, duke theksuar nevojën që iniciativa të përshtatet me realitetin e sotëm të sigurisë në rajon.
Ai nënvizoi se “Ne duhet të largohemi nga loja e fajësimeve dhe të distancohemi nga fishekzjarrët që e mbajnë rajonin tonë prapa. Ndërtimi i besimit, pranimit dhe bashkëpunimit praktik është e vetmja rrugë përpara. […] Le të kemi guximin ta bëjmë këtë iniciativë të jetë në lartësinë e vizionit të saj themelues: një familje kombesh që nuk janë të ndara nga historia, por të bashkuara në fat.”
Në përfundim të punimeve, shefat e Shtabit të Përgjithshëm nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, ku përveç forcimit të kapaciteteve të përbashkëta dhe rritjes së sigurisë euroatlantike, theksohet rëndësia e përfshirjes së plotë të Kosovës si pjesë natyrale e kësaj nisme rajonale.
Vengu nënvizoi rëndësinë e Kartës së Adriatikut si një mekanizëm bashkëpunimi dhe qëndrueshmërie.
“Karta e Adriatikut ka lindur nga një vizion bashkëpunimi, stabiliteti dhe fati të përbashkët euroatlantik. Parimet e saj mbeten të pandryshuara, por në mjedis strategjik që ndryshon me shpejtësi, ndaj ne duhet të përshtatemi dhe të ripërtërijmë misionin e saj. Për Shqipërinë, Karta nuk është thjesht një iniciativë tjetër rajonale, por është një nxitës i bashkëpunimit praktik dhe qëndrueshmërisë kolektive. Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara e bën atë një iniciativë shumë të rëndësishme”, tha Vengu.
Duke iu referuar vendimeve të Samitit të Hagës, ministri tha se vendimet e marra atje “na japin një mundësi unike për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë rajonale dhe për të marrë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe BE-së.”
Vengu renditi edhe 5 fushat kryesore ku Shqipëria dhe partnerët duhet të veprojnë me vendosmëri qw nga rritja e buxhetit për mbrojtjen deri te prodhimi ushtarak.
“Rritja e burimeve financiare për buxhetet tona të mbrojtjes; Zgjerimi i industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak; Fitimi i aftësive vdekjeprurëse dhe me përdorim të dyfishtë për të modernizuar Forcat tona të Armatosura; Investimi në infrastrukturën kritike dhe kapacitetin e vendeve pritëse për të përforcuar qëndrueshmërinë dhe forcimi i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët përmes trajnimeve, stërvitjeve dhe operacioneve.
Shqipëria po ecën me vendosmëri në këtë rrugë duke rritur Shpenzimet e Mbrojtjes, duke rigjallëruar bazat tona industriale, duke investuar në infrastrukturë në përputhje me kriteret e NATO-s dhe BE-së. Qëllimi ynë është ta pozicionojmë Shqipërinë si një qendër të besueshme për industrinë e mbrojtjes, një qendër kryqëzimi, lidhshmërie dhe ndërveprimi ushtarak, lëvizshmërie ushtarake në të gjithë Evropën Juglindore, në rajonin e Adriatikut, në një hapësirë me rëndësi të pamohueshme strategjike për sigurinë euroatlantike”, tha Vengu.
Konferenca e 28-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5) u bashkëkryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, shefi i Shtabit të FA të Bosnje-Hercegovinës gjenerallejtënant Gojko Knezevic dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e vendeve nënshkruese të Kartës (SHBA, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut), vendet me status vëzhgues (Kosova dhe Sllovenia), përfaqësues nga Gardat Kombëtare të SHBA dhe shtetet partnere të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli.
Të tjera
Genar Topalli sqaron burimin e të ardhurave pas komenteve për dasmën e tij
Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk është ndalur as në luftë
Ukraina pret një fond prej 3.5 miliardë dollarësh deri muajin e ardhshëm – për armët amerikane për të luftuar kundër Rusisë