Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për pretendime mbi përdorimin e gjuhës fyese gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Ankesa e paraqitur më 15 shtator nga PDK, pretendonte se kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, kishte përdorur fjalën fyese “Eh more qen” ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, gjatë një debati televiziv.
Sipas PDK-së, deklarata ishte denigruese dhe shkelje e rëndë e Kodit të Mirësjelljes dhe nenit 34 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke pretenduar se kishte ndikuar negativisht në imazhin e kandidatit të tyre dhe në atmosferën zgjedhore në përgjithësi.
LVV në përgjigjen e saj mohoi kategorikisht pretendimet, duke sqaruar se në video-incizimin e plotë, kandidati Peci kishte përdorur fjalën “çun” dhe jo “qen”, një shprehje e zakonshme në zhargonin popullor, që nuk përmban konotacion fyese. Ata theksuan se nuk pati reagim nga moderatori apo nga kandidati i PDK-së gjatë emisionit, çka konfirmon natyrën joofenduese të deklaratës.
PZAP, pas shqyrtimit të materialeve, dëshmive dhe përgjigjeve të palëve, konstatoi se nuk ekzistonin prova të qarta dhe bindëse për të vërtetuar pretendimin e përdorimit të një gjuhe fyese nga kandidati i LVV-së.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator