Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, së bashku me këshilltaren e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Fëllanza Podrimja, kanë takuar Sekretarin Parlamentar në BMZ, (Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) Johann Saathoff.
Ajeti ka njoftuar se në bisedë shumë e hapur dhe përmbajtjesore, kanë biseduar mbi bashkëpunimin ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës.
“Vizita e fundit e Saathoff në Prishtinë ka dhënë tashmë impulse të rëndësishme. Jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen në fushat e arsimit profesional, energjisë dhe mbrojtjes së klimës”, ka shkruar Ajeti në Facebook.
Sipas tij kjo formë e diplomacisë së butë formëson imazhin e Gjermanisë në botë në mënyrë thelbësore – dhe veçanërisht në Kosovë, e cila përmes mërgatës së saj është lidhur aq ngushtë me Gjermaninë.
“Një falënderim i sinqertë për z. Saathoff për bisedën e hapur dhe konstruktive. Gjermania mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar në BE dhe një investitor i rëndësishëm në Republikën e Kosovës’, ka thënë ambasadori.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator