Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Në një intervistë për Radio Dukagjini, Ismaili tha se Kosova nuk ka pasur kurrë një ministër të Kulturës më të mirë se Çeku, duke e vlerësuar për afrimin e artistëve me institucionet dhe për projektet që ka mbështetur.
“Është njeriu i parë që më ka treguar se Ministria e Kulturës është shtëpia jonë. Për herë të parë në këtë ministri kanë shkelur disa artistë që më herët nuk e kanë ditur as ku është. Aq kemi qenë të çkapur prej shtëpisë sonë, derisa ka ardhur Hajra. Thjesht na kanë përqafuar, dhe unë nuk muj me anashkalu”, tha ajo.
Ismaili shtoi se Çeku e ka ndihmuar të realizojë një projekt artistik jo-komercial, të cilin e cilësoi si të rëndësishëm për shkak të kauzës që trajton.
“Për herë të parë më ka ndihmuar me realizu një projekt i cili nuk është komercial, e dimë që nuk shpërblehet materialisht, por ka një kauzë shumë problematike dhe të ndjeshme për botën maskiliste. Ne jetojmë goxha në njëfarë patriarkati”, theksoi ajo.
Në fund, këngëtarja tha se puna e Çekut si ministër e bën të besojë se ai mund të jetë një kryetar i mirë i Prishtinës.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë