Melinda Ademi është fejuar me partnerin e saj, Granit Muhaxheri.
Këngëtarja e njohur shqiptare ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram, përmes dy postimeve të ëmbla që zbulojnë momentin kulminant të dashurisë së tyre.
Propozimi ndodhi në një ambient tejet romantik buzë detit, ku Graniti kishte shkruar fjalët: “A do të martohesh me mua?”, mbi një lloj tabele dekorative.
Foto: Melinda Ademi / Instagram
Në pamjet e ndara, bie në sy edhe unaza me një gur të madh, e cila e bën momentin edhe më magjik.
Edhe pse nuk dihet saktësisht sa kohë janë në një lidhje, çifti ka zgjedhur ta mbajë privat raportin e tyre, duke e bërë publik vetëm këtë vit.



Të tjera
Arsyetimi i Vjosa Osmani për “nxitimin” e dekretit – njohësit paralajmërojnë për pasoja të mëdha
“I lus disa ambasadorë…” – Deputeti i Vetëvendosjes ngre shqetësim për ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë