Miqësia në mes familjes Latifi nga Pirana me fotoreporterin Thomas Sjorup lindi në kohë lufte.
Danezi po shkrepte aparatin në varrimin e 9 dëshmorëve në Pagarushë më mars të vitit 1999. Në njërën prej fotografive shihet Hafife Latifi me të birin 3 vjeçar i cili po mbante në dorë portretin e babait të tij dëshmor.
Kjo familje takoi përsëri mikun e tyre Sjorup të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare, ku u promovua libri i danezit “Kosova at war”. Në këtë vepër dokumentohet gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë nëpërmjet fotografive.
E, përjetime për kohën e luftës, në këtë organizim ndau edhe autori i librit.
Punën e fotografit, e vlerësoi lartë edhe drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Shala, që ishte bashkëorganizatore e promovimit.
Në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, nga instituti Ali Hadri, autorit iu dhuruan dy libra me temë luftën.
Ndërkaq, një tjetër, me tematikë të njëjtë, veç se në fokus femrën, ia dhuroi një autore tjetër.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë