Lladrovci: Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator

Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, njëherësh kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Lladrovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se Krasniqi i ka kërkuar atij të mos ndërmarrë masa ligjore kundër një uzurpatori në Komunën e Drenasit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim kundër tre drejtorave në Gjilan kur e kanë prishur bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, pra i ka shkarkuar me vendim, ndërsa te unë asambleistat që vepronin kundër meje ishin bërë grup e i thoja kryetarit të partisë reflekto sepse po ma ndalin zhvillimin e komunës dhe ai nuk ka marrë asnjëherë asnjë masë. Memli nuk mund të them që nuk më ka ndihmuar, por e ka një temë Memli që më ka kërkuar të mos marrë masa dhe unë jam duke marrë masa dhe sigurisht edhe ajo e bën atë të kalojë në anën tjetër sepse nuk po e përfilli diçka që po ma kërkon e që është e kundërligjshme. Më ka kërkuar të mos marrë masa ndaj një uzurpatori në Drenas, më ka thënë lëre të ecë..”, ka deklaruar Lladrovci.