Rron Gjinovci ka kujtuar fjalën e Albin Kurtit në Gjykatën e Qarkut në Nish më 9 mars 2000, duke thënë se mbrojtja e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë duhej të ishte e ngjashme.
Në deklaratën e tij të asaj kohe, Kurti theksonte se kishte punuar si sekretar i Adem Demaçit, përfaqësues politik i UÇK-së, duke theksuar se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe kishte për synim pavarësinë e Kosovës.
Ai refuzoi ta njihte gjyqin e Serbisë, duke thënë se nuk do të përgjigjej në pyetjet e gjykatës dhe se dënimi nuk kishte asnjë vlerë për të, pasi ai përgjigjej vetëm para popullit të vet.
Postimi i plotë:
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve ish dasht me kon si e Binit me 9 mars 2000 në Gjykatën e Qarkut në Nish të Serbisë:
Unë kam punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe Iuftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte Iuftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës.
Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën e drejtësinë. Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të MiIosheviqit.
Pas kësaj fjalës sime unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10,20,30 apo 50 vjet. Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë.”
Të tjera
Drejtori i Policisë në Ferizaj takohet me drejtorin për siguri të OSBE’së, e njofton për masat që do të ndërmerren gjatë fushatës
Williams thotë se Bukoshi po përpiqej të krijonte FARK-un: Për rrjedhojë do e mënjanonte UÇK-në
Juristi amerikan nuk kishte njohuri për Adem Jasharin