Pak ditë pas arratisjes së bujshme, Serbia lidh marrëveshje ekstradimi me Kinën

Pak ditë pas arratisjes së bujshme, Serbia lidh marrëveshje ekstradimi me Kinën

Kina ka ratifikuar një traktat ekstradimi me Serbinë, i cili do të mundësojë ekstradimin e personave të kërkuar që gjenden në territorin e vendit tjetër, duke zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Megjithatë, marrëveshja ende duhet të miratohet nga parlamenti serb.

Sipas agjencisë Reuters, ekzistojnë shqetësime serioze për të drejtat e njeriut dhe rrezikun që ky traktat të përdoret për raste me prapavijë politike, transmeton Rruga Press.

Miratimi zyrtar nga organi më i lartë ligjvënës i Kinës vjen një vit pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan 29 dokumente, përfshirë edhe traktatin e ekstradimit.

Lexo më shumë  Stradner: Vuçiqi po luan lojën dyfishe, kërkon ndihmë nga SHBA-ja, por lidhet më fort me Rusinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Kina ka qenë investitori më i madh në Serbi që prej vitit 2020 dhe se ka rritur investimet e saj 30 herë gjatë dekadës së fundit.