Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar këshilltarin politik të emisarit të posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Thomas Busch.
Me të kanë biseduar për bllokadën institucionale në vend.
“Në takim me z. Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, biseduam për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.”



Të tjera
KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit
Marramendja, shkaqet dhe trajtimi