Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe zëvendësambasadoren Pranvera Teli.
Gjatë takimit, Basha dhe Malaj kanë diskutuar për idenë e mundësisë së krijimit të një zyre ndërlidhëse në kuvendet e të dyja shteteve “ku deputetët do të informohen në kohë reale për zhvillimet brenda institucioneve përkatëse, pastaj ku shkëmbehen njoftimet për qëndrimet e kuvendeve në raport me temat e caktuara si dhe ku përditësohen lajmet lidhur me procedurat dhe iniciativat në zhvillim me rëndësi për vendet tona”.
Basha ka këkruar mbështetje nga Shqipëria për t’u përballur Kosova me sfidat, “sidomos përballë agresionit të vazhdueshëm nga Serbia”.
Ai i ka thënë Malajt që të kërkojë nga Shqipëria që në takimet me partnerë ndërkombëtarë të insistojë në largimin e masave ndaj Kosovës.
“Në këtë kuadër, Kryeparlamentari Basha kërkoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme nga Shqipëria për t’u përballur me sfidat që Kosova po kalon, sidomos përballë agresionit të vazhdueshëm nga Serbia, e cila, në forma të ndryshme ndërmerr sulme diplomatike, propagandistike dhe destabilizuese ndaj Kosovës. Kryetari gjithashtu kërkoi nga shteti shqiptar që në takimet me partnerët ndërkombëtarë, të insistojë për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën për qasje të drejtë dhe të barabartë në raport me shtetin dhe qytetarët e Kosovës.”



Të tjera
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar