Para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një aksion simbolik “Walk of Shame” me emrat e 120 deputetëve në shenjë pakënaqësie për mos formimin e institucioneve.
Aksioni po ashtu përmban edhe thirrjen që 120 deputetët aktual të mos votohen më.
Aksioni është ndërmarrë nga Fatmir Bytyqi.
“Unë mendoj se ne si qytetar kemi obligimin që t’i edukojmë politikanët që të mos i përsërisin më këto gabime dhe unë besoj se jo përmes dhunës, por përmes votës ne mund t’i edukojmë politikanët që këto gabime të mos përsëriten. Këta 120 deputetë duhet të ndëshkohen dhe gjeneratat e tjera ta kuptojnë se nuk bën të luhet me institucionet e shtetit.”, tha ai./21Media



Të tjera
Ushqimet që lehtësojnë ankthin
Gjenerata 2026 e kadetëve të FSK-së diplomon sot
FIFA sqaron golin e anuluar të Kroacisë