Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma të ushtrisë serbe, karikatorë me municion e helmeta të cilat besohet që lidhen me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se në një rimorkio u gjetën të gjitha këto mjete dhe dyshohet se i takojnë të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Nemanja Radivojeviq.
Elshani tha se për rastin asnjë person nuk është arrestuar.
“Sot kemi pranuar një informacion lidhur me një vend të dyshimtë që dyshohet se mund të ketë armë në një prokolicë të veturës prapa veturës janë gjetur uniforma, gjoksore me vende ku mund të lihen armët pesë karikatorë te mbushur me municion besojmë janë të armës AK47, mandej kaqketa për kamuflazh, helmeta e gjera të tilla. Ne dyshojmë se ky vend lidher me një person i cili është i dyshimtë dhe është në kërkim nga ana e Prokurorisë Speciale. Nuk kemi persona të arrestuar me këtë rast, besojmë që lidhet me atë person…i cili është në kërkim për rastin e Banjskës… Nemanja Radivojeviq me pseudonimin Gandi”, tha ai.



Të tjera
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar
KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim