Reperja Bay T ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram Story, ku shfaqet në super formë pas një seance fitnesi.
Pamja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe po bëhet temë diskutimi në mediat rozë, shkruan Insajderi.
Në video dhe fotografi të ndara nga stërvitja, Bay T duket më e motivuar se kurrë dhe në kulmin e formës fizike, duke treguar se ka kujdes maksimal për trupin dhe energjinë e saj.
Forma e saj perfekte ka bërë që fansat të komentojnë se reperja duket në një pikë të shkëlqyer dhe se cilido që e ka lënë pas vetes, si Drilon Rama, ka humbur një mundësi të madhe.
Bay T nuk ka shoqëruar postimin me komente, duke lënë që vetëm pamja dhe energjia e saj të flasin. Ndjekësit dhe fansat kanë reaguar menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente, duke e përshkruar si një shembull motivues dhe si një nga reperet më në formë të skenës shqiptare.
Për shumë fansa, kjo është një mesazh i qartë: Bay T është e fokusuar te vetja, energjia dhe karriera e saj, dhe asnjë humbje e kaluar nuk e ndalon të shkëlqejë.
Ndryshe Bay T vazhdimisht gjatë verës ka qenë aktive duke postuar fotografi nga plazhi.
Të tjera
Dardania, Lakrishtja dhe Kurrizi po degradojnë, zgjidhja përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut