James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Madeleine Albright dhe ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka dhënë së fundmi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë deklaratave të tij, Rubin vlerësoi rolin e Thaçit gjatë Luftës së Kosovës, duke theksuar kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe aftësinë për të ruajtur marrëdhënie me ndërkombëtarët në një periudhë të vështirë historike.
Ky gjest dhe dëshmia e Rubin nuk ka kaluar pa u komentuar nga artistët shqiptarë, të cilët shpesh kanë marrë qëndrime të forta për çështjet kombëtare. Një reagim i veçantë ka ardhur nga Leonora Jakupi, këngëtarja e njohur që ka qenë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare ndër vite.
Përmes një postimi në Instagram, Leonora ka publikuar një fotografi të James Rubin, duke shprehur falënderim publik për kontributin dhe mbështetjen e tij:
Fansat dhe ndjekësit e Leonorës kanë reaguar menjëherë, duke e përshëndetur qëndrimin e saj dhe duke vlerësuar mbështetjen e hapur ndaj figurave që kanë kontribuar për Kosovën.
Postimi tregon se Leonora vazhdon të jetë angazhuar dhe e lidhur me çështjet kombëtare, duke përdorur influencën e saj në rrjetet sociale për të shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë kontribuar në historinë e vendit.
Kohëve të fundit ajo ka mbështetur edhe protestat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, protesta që u organizuan në mbështetje te ish liderëve të UÇK-së që për momentin janë në qendër të paraburgimit në Hagë të Holandës.
Ky reagim i Leonorës vjen në një moment kur tema të tilla janë të ndjeshme dhe mbeten pjesë e diskutimeve publike në media dhe rrjetet sociale, duke treguar ndjeshmërinë dhe angazhimin e artistëve shqiptarë për çështjet kombëtare.
Të tjera
Dardania, Lakrishtja dhe Kurrizi po degradojnë, zgjidhja përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut