Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe raportet mes dy vendeve.
“Sot prita në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Heleni Vakali.Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raportet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre”, ka shkruar ai.
Tutje, Haradinaj tha se ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga Greqia, duke potencuar se nga kjo do të përfitonin të dy vendet dhe i gjithë rajoni.
“Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni”, përfundoi ai.
Të tjera
Dardania, Lakrishtja dhe Kurrizi po degradojnë, zgjidhja përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut