“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

Williams: Thaçi dhe delegacioni i Kosovës në Rambuje kërkonin pavarësi

Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.

“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.

Williams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë.

“Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.

Williams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes.