Trump thotë se nuk pajtohet me Starmerin për planet e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin palestinez

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi ndryshimin e tij në mendime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e një shteti palestinez, por nuk tha se si mund ta ushtrojë presion mbi Izraelin që të përfundojë luftën e tij në Gaza.

Trump, i cili kohët e fundit është frustruar privatisht me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për sulmin e tij ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, ofroi vetëm mbështetje për Izraelin gjatë përgjigjes së tij sot në një konferencë shtypi për Lindjen e Mesme, shkruan CNN.

Ai nënvizoi mizoritë e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe tha se objektivi i tij kryesor ishte të shihte lirimin e pengjeve.

“Dua që pengjet të lirohen tani, pikërisht tani”, tha ai, duke shtuar se kishte dëgjuar rrëfime tmerri nga disa pengje që tashmë janë liruar: “Kam dëgjuar histori që nuk i kam menduar kurrë të mundshme. Nuk kishte njerëzim, asgjë”.

Në vend të kësaj, ai i paraqiti qëllimet e tij në terma të përgjithshëm.

“Dua një fund, dua që pengjet të lirohen dhe mendoj se do të jetë në rregull”, tha ai.

Lidhur me planet e Starmer për të njohur një shtet palestinez – duke u bashkuar me një numër kombesh të tjera në ditët në vijim – ai tha se ka mosmarrëveshje me britanikun rreth kësaj teme.

“Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin në këtë pikë. Një nga mosmarrëveshjet tona të pakta”, tha ai.