Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, që u mbajt në Tiranë.
Aty u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.
Konferenca u udhëhoq nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëkohësisht Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), ndërsa bashkëkryesohej nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.
Në kuadër të konferencës, ai zhvilloi takime bilaterale me Komandantin e EUCOM-it dhe SACEUR-in, Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.
Në përfundim, shtetet pjesëmarrëse u pajtuan se nisma të tilla janë të domosdoshme për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon.



Të tjera
KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit
Marramendja, shkaqet dhe trajtimi