Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Në këtë takim shumë miqësor kryetari Basha dhe ambasadori Çobaj diskutuan për fuqizimin e lidhjeve parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Malit të Zi, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe, si aspektet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në rajon.
Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në proceset integruese evropiane si dhe nevojën për mbështetje nga Mali i Zi në përballimin e sfidave që Kosova ka përballë qasjes së Serbisë, duke kërkuar qëndrime të përbashkëta dhe të palëkundura në mbrojtje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe roli i shqiptarëve në Mal të Zi, që vazhdojnë të shërbejnë si urë lidhëse e komunikimit dhe mirëkuptimit mes dy shteteve.
I pari i Kuvendit e falënderoi ambasadorin e Malit të Zi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu përkushtimin e tij që marrëdhëniet mes dy parlamenteve të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, në dobi të paqes, progresit dhe mirëqenies së qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Të tjera
Kurti s’pranon të bëhet shërbëtor, ndryshe nga ata që mburren se i kanë shërbyer CIA-s
Do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm
Nga jugu në veri, Kurti viziton Mitrovicën bashkë me Pecin e Atiqin