Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është rikthyer në vendlindje dhe është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Benficës, vetëm pak ditë pas largimit nga Fenerbahçe.
Në konferencën për prezantim, Mourinho nuk e fshehu pendimin për aventurën në Turqi.
“Bëra gabim që shkova te Fenerbahce. Duke menaxhuar Benfican, tregon se po kthehem te niveli im. Dhe niveli im është që unë të jem trajner i klubeve të mëdha të botës”, u shpreh ai.
Kjo është hera e parë që Mourinho drejton një klub portugez që prej fillimit të karrierës së tij si trajner.
Ndeshja e parë zyrtare e tij do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, klub me të cilin ai ka fituar dy herë Premier Leaguen.



Të tjera
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?