Pa u zbërthyer Fatos Klosi nuk do të dalë kurrë e vëerteta. Dhe kjo gjykatë, nëse dëshiron sukses në punën e saj, duhet ta vendosë para përgjegjësisë Fatos Klosin
Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
“Thaçi nuk ishte komandant ushtarak dhe nuk kishte rol në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha James Rubin gjatë procesit në Gjykatën Speciale të Kosovës. Më tej ai tha se “Adem Demaçi e kishte vendimmarrjen”!
“Rugova ishte për pavarësi dhe pacifist”, tha diplomati tjetër amerikan, Paul Williams, në Hagë. Më pas shtoi se “Rugova nuk ishte negociator”, duke nënkuptuar se Thaçi ishte “negociator i mirë” për ta. Pra Rugova pacifist nuk bënte lëshime. Ndërsa me Thaçin ata arritën lëshimet që donin, por që sipas tyre “Nuk i donte Adem Demaçi”! Ato lëshime e kanë lënë Kosovën edhe sot peng të Serbisë.
Më tej thanë se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e organizuar”, madje “ishte e decantralizuar”! Çka provon tezën e Ibrahim Rugovës se shqiptarët në Kosovë po luftonin për ta mbrojtur pragun e shtëpisë së vet. Dhe akti i Adem Jasharit dhe familjes së tij e provon aq mirë këtë konstatim të “paciifistit” të pakompromis, presidentit historik të Kosovës.
Por ama janë vrarë, janë ekzekutuar me plumba pas shpine, më shumë se 200 rugovistë e ndonjë idhtar i Adem Demaçit, psh si Komandant Drini! Këto ndodhën kryesisht pas luftës. Nuk ndodhën aq në kohën e luftës sa pas saj! Pas luftës a patën Demaçi dhe Rugova më pushtet mbi Thaçin?! Jo! Atëherë pse duhet luajtur skenari që po luhet në Hagë?! A ka kush t’i mohojë krimet monstruoze kundër bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës? Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë duhet t’i zbardhë këto krime, qëndron ose jo Thaçi pas tyre!
Gjykata Speciale në Hagë duhet ta marrë nën akuzë kreun e SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosin. Ai ishte organizatori kryesor i vrasjeve politike për pushtet në Kosovë kundër përkrahësve të Ibrahim Rugovës. Pa u zbërthyer Fatos Klosi nuk do të dalë kurrë e vëerteta. Dhe kjo gjykatë, nëse dëshiron sukses në punën e saj, duhet ta vendosë para përgjegjësisë Fatos Klosin. Sikur për asgjë tjetër, ai lehtësisht fajësohet për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. Fatos Klosi ka vepruar dhe ka urdhëruar likuidimin e rugovistëve në këshillim me Azem Sylën, Rexhep Qosjen, Xhavit Halitin, si dhe të tjerë. Prandaj edhe këta duhet të bëhen objekt hetimi. Ndryshe do vazhdojmë të dëgjojmë patetizmat e këtyre dipëlomatëve “për maturinë” dhe “fleksibilitetin” e Hashim Thaçit, për dëgjushmërinë e tij, dëgjueshmëri që u përdor si maskë e krimeve kundër demokratëve të Rugovës. Ndryshe gjyqi do të jetë thjesht një farsë.



Të tjera
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit