Burrat nënat e të cilëve janë strestuar gjatë shtatzënisë, mund të rriten duke qenë më pak të suksesshëm në ciklin riprodhimit.
Sasia dhe cilësia e spermës u gjetën të jenë më të ulëta në meshkujt e rritur të cilët ishin të ekspozuar ndaj stresit, ndërsa ishin në barkun e nënës.
Tre ngjarje të vështira të jetës e zvogëlojnë numrin e spermës së një burri me më shumë se një të tretën (36 përqind) dhe testosteronin e tyre me 11 përqind.
Ekspertët kanë frikë nga stresi i nënës, i cili mund të shqetësojë balancën e hormoneve të një gruaje, mund të shtojë një listë të problemeve të tjera shëndetësore që mund të çojnë tek djemtë të bëhen më pak të pjellshëm.
Hulumtimi i tyre vjen kur lindjet në të gjithë botën perëndimore po bien – ato kanë rënë mesatarisht pothuajse 60 për qind gjatë 40 viteve të fundit.
Hulumtuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore studiuan cilësinë e spermës së 643 burrave 20-vjeçarë.
Dy dekada më parë, nënat e meshkujve ishin studiuar ndërsa ishin shtatzënë dhe kërkuan të raportonin vdekjet e familjes, problemet e marrëdhënieve dhe problemet e parave.
Pothuajse dy të tretat e nënave (63 përqind) kaluan të paktën një periudhë shqetësuese gjatë 18 javëve të para të shtatzënisë së tyre.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën