Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.
“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurovesh që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha ai.



Të tjera
Netanyahu vonon projektligjin që kërkon të anulojnë Marrëveshjet e Oslos
A ju ndihmon përtypja e çamçakëzit të humbisni kilogramë?
Raya e fiton “Golden Glove”, i barazon tri legjenda të Premierligës