Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (në periudhën kur ishte lufta në Kosovë), Fatos Klosi, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Klosi kështu ka bërë të ditur për ‘Dritare TV’.

“Mbrojtja, është shumë e vështirë, tani ka filluar mrbojtja. Më kanë kërkuar edhe mua. Ma kërkuan, u thash po.

Çfarë të thuash. Unë opinione mund të jap. Ke parasysh, disa, jo shumica por një pjesë e madhe e problemeve janë mbasi hynë ushtritë aleate në Kosovë, që UÇK nuk ishte operative.

Edhe kjo është një, mbase ore, pse akuzohet UÇK-ja”, ka thënë mes tjerash Klosi