, në një akuzë të pakuptimtë, ndërmarrje kriminale, kështu që unë jam shumë i bindur që e drejta do të fitojë e do të dalë në shesh”, tha Ahmeti kur u pyet nga gazetarët pasi u përurua shtatorja e Afrim Zhitisë në Llugë të Podujevës.
Për heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë, ai tha se të gjitha atë që po gjykohen nuk ishin njerëz të rëndomtë.
“Unë nuk di detaje por Kosova ka përgjegjësi. Fundi i fundit andej janë njerëzit që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk janë njerëz të rëndomtë por janë njerëz që kanë mbajtur mbi shpatulla përgjegjësi deri në çlirim por edhe deri në pavarësi të Kosovës”, deklaroi Ahmeti.
E sa i përket raportit me Kurtin, ai tha se gjithmonë ka krijuar raporte me institucionet e Kosovës.
“Unë asnjëherë s’kam pasë raport të keq me asnjë institucion, asnjë udhëheqës të Kosovës. Varet nga të tjerët se si i ndërtojnë ato raporte, por unë raportet i kam pasë gjithmonë me institucionet e Kosovës”, u përgjigj Ahmeti.



Të tjera
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit