Ish-zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është duke qëndruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tahiri sot ka njoftuar se është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Fleming, i cili mban pozitën e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore.
Tahiri në njofimin e tij në ‘facebook’ ka thënë se në këtë takim ka theksuar sa të rëndësishme janë marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe sa jetike është mbështetja e SHBA-së “për rrugën tonë drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit të Kosovë”
“I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar Tahiri.



Të tjera
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit