Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e shtratit të lumit Llap dhe lumenjve.
Marrëveshja është arritur me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, teksa në një video me ushtrues të detyrës së drejtorit të kësaj ministrie, Hysen Durmishi, është bërë i ditur se investimi përfshin shifrën e 4 milionë eurove.
“Ky investim i madh nënkupton siguri shtesë për jetën e qytetarëve tanë, të shtëpive dhe të pronave, si një hap i fuqishëm për mbrojtje nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Ky projekt përveçse do ta rregullojë komplet shtratin e lumit Llap, do të ndikojë edhe në aspektin e ambientit që të jetë sa më pak i ndotur, i rregulluar që ta shfrytëzojnë qytetarët”, ka thënë në anën tjetër Durmishi.



Të tjera
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit
A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?