Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon rritjen – Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025.
Murati, në një postim në Facebook, ka komentuar raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti, duke shtuar se ky është një lajm i mirë për fundjavë.
“ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas tij edhe kësaj radhe, “faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.



Të tjera
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit
A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?