Njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj, i ka reaguar deputetit, Artan Behrami, i cili ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e imiton Vuçiqin.
Zogaj s’është pajtuar me një konstatim të tillë, duke thënë se nëse Kurti do ta imitonte presidentin serb, do të kishte raporte të mira me BE-në dhe SHBA-në.
Ai tutje ka shkruar se aktualisht Kosova është e izoluar nga e gjithë bota, derisa Vuçiq ka raporte të mira edhe me Brukselin edhe me Washingtonin.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nuk po e imiton Serbine e as Vuciqin. Serbia sot ka raporte fantastike me Rusine, Kinen, Indine dhe komplet ajo qe quhet global south dhe njekohesisht ka raporte shume te mira me perendimin-BE e USA.
Kosova ne anen tjeter eshte e izoluar nga e gjithe bota, perfshire edhe fqinjet saj. Sikur Kurti ta imitonte Vuciqin e Serbine, te pakten do te kishte raporte te mira me BE e USA, dhe disi neutrale me pjesen tjeter te global south. Kurti eshte vetem nje izolacionist, i cili per arsye komplet elektorale viktimizohet para qytetareve sikur “e gjithe bota eshte kunder tij, sepse ky po e mbron Kosoven dhe sovranitetin e saj.” Ky ne fakt eshte narrativ i njohur nga lideret autoritare-qe nga Korea e Veriut e deri ne Venezuele.
Reagim ndaj deputetit Artan Behrami, i cili paska thene qe Kurti po e imiton Vuciqin dhe Serbine.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave