Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Selanik në Greqisë, ku një 50-vjeçar vrau motrën e tij dhe më pas telefonoi vetë policinë për të rrëfyer krimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou. Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij 59-vjeçare.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku gjeti viktimën pa shenja jete dhe arrestoi autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, shkruan Abcneës.al.
Hetimet janë në vijim nga Departamenti lokal i Policisë në Selanik.



Të tjera
Receta: Gjoks pule me salcë kremoze, limon dhe hudhra
Si ta dalloni një prind toksik?
Sa më të moshuar, aq më pak gabojmë? Gabim!