Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se lagjja e njohur si “Banesat e Bardha” dita-ditës po merr një pamje të re dhe moderne.
Idrizi theksoi se ky është një tjetër premtim i realizuar për banorët e kësaj zone, ndërsa shtoi se investime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit, me synim transformimin e madh të Vushtrrisë.
Projekti përfshin renovimin, izolimin, fasadimin, si dhe rikonstruksionin e çative dhe bodrumeve të ndërtesave.
“Është punë e madhe dhe pjesë e shumë projekteve që po i realizojmë për Vushtrrinë tonë,” ka deklaruar Idrizi.



Të tjera
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave
Fëmijët e vetëm më të rrezikuar nga obeziteti
Numërohen mbi 80% e votave për deputetë, renditja e top-pesësheve s’ndryshon