Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij, Mallorca nuk po ka rezultate të mira.
Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madridin në “San Moix”.
Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.
Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve, shkruan “Gazeta Express”.
Më herët, pirati dardan shënoi edhe ndaj Real Madridit.



Të tjera
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
ShBA ka biseduar me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Gënjeu për faljen e Netanyahut