Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, transmeton KosovaPost.
Osmani, në një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, duke kërkuar mbështetje nga shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, vizitën në SHBA presidentja e nisi me një takim me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut. Ajo falënderoi Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe bashkëkombësit për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj vendlindjes.



Të tjera
Jagxhiu nis vizitën në Japoni me takim në JICA
Kurti: Kosova është e gatshme të jetë aleate industriale e Gjermanisë
Argjentina e zbulon listën e para-thirrjeve për Botëror, një yll mbetet jashtë