Hamasi i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump, raporton televizioni “Fox News”, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës së tij dhe një burim të përfshirë në bisedime.
Në letër thuhet se grupi palestinez ka kërkuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë që të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve izraelite që Hamasi është duke i mbajtur.
Një burim i afërt me çështjen ia konfirmoi këtë raportim gazetës “The Times of Israel”.
Sipas raportit, letra tani për tani është duke u mbajtur nga Katari dhe do t’i jepet presidentit amerikan gjatë kësaj jave.



Të tjera
Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Dredhëzat përmirësojnë shëndetin e zemrës