Kryediplomatja e re shqiptare, Elisa Spiropali, ndër angazhimet e saj të para në krye të këtij posti kishte edhe vizitën në New York ku po mbahet Asambleja Parlamentare e OKB-së.
Në kuadër të kësaj vizite, Spiropali vizitoi organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Neë York, e cila është e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.
Aty Spiropali tha se ka folur për Kosovën dhe për sigurinë e vendit përmes integrimin euroatlantik.
“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Spiropali./Express/
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit