Në fitoren 3:2 të Napolit të hënën ndaj Pisas, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, qëndroi në bankën e rezervistëve.
Ai u përfshi në skuadër pas lëndimit që e pësoi me Kosovën.
“Fantacalcio” ka shkruar të martën se qendërmbrojtësi Rrahmani pritet të jetë startues ndaj Milanit.
Napoli të dielën luan në udhëtim te Milani, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serie A.
Qendërmbrojtësi pësoi lëndim të lehtë të muskulit të këmbës gjatë ndeshjes Zvicër – Kosovë, e luajtur më 5 shtator në Basel.
31-vjeçari Rrahmani i mungoi kampionit në fuqi të Italisë edhe në dy ndeshjet e kaluara, ndaj Fiorentinas dhe ndaj Manchester Cityt.



Të tjera
Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Jemi përgatitur për të gjithë skenarët, edhe për penalltitë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani