Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të fushatës zgjedhore, të martën mbrëma u ndalë në Gjakovë, ku takoi atje të rinjtë.
Kurti tha se në listë të Gjakovës janë shumë emra, dhe synojnë të përqafohet suksesi gjithëpërfshirës, duke apeluar për dalje në zgjedhje.
“Ardian Gola ka program për të gjitha moshat, dhe synimi është që për çdo diplomë të kemi një vend pune. Kemi filluar me mësimin dual, do të shtojmë profile të reja, do të mbështesim rininë për të nisur biznese”, tha Albin Kurti, kryetar i VV-së.
“Ju të rinjtë e të rejat e keni mbështetjen tonë, po kërkojmë të bëjmë një liste të dinjitetshme në Gjakove që ecin krah njëri tjetrit”, tha Agon Batusha, kryetar i VV në Gjakovë.
Në këtë tubim u prezantuan disa nga kandidatët e VV për asamblenë komunale të Gjakovës, e cila sipas lëvizjes, ka emra të gjitha fushave dhe moshave të reja.



Të tjera
Sllovakia përballet me lëndime, Calzona vlerëson Kosovën
PDK-ja respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryesia dhe deputetët e saj mblidhen nesër
Smartfonët të dëmshëm për fëmijët si kokaina