Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot “Heroin e Kosovës”, Afrim Bunjakun në përvjetorin e rënies së tij, përcjell KosovaPost.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të Afrim Bunjakut, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar kreu i AAK-së.



Të tjera
Pas shumë sfidave dhe proceseve gjyqësore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës mposht zyrtarisht Kishën Serbe – nga tani, të gjithë besimtarët ortodoksë kanë adresë te Peshkopi i Kosovës, Nikollë Xhufka
“Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer”- Aktivisti Arben Kola: Dorëheqje dhe shporru
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjen*9ocidit të Srebrenicës është “akt anticivilizues”