Sulstarova: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosověs lidhen me Serbinë, jo me demokracinë

Kritikat e SHBA-së ndaj Kosověs lidhen me Serbinë, jo me demokracinë

Profesori i shkencave politike Enis Sulstarova ka komentuar reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Kosovës, duke thënë se nuk bëhet fjalë për mospërputhje të Qeverisë Kurti me ligjin apo interesat shtetërore të vendit, por për prekje të interesave amerikane në rajon, kryesisht në raport me Serbinë.

Në një reagim të tij, Sulstarova theksoi se kjo qartësim është me rëndësi, pasi përkrahja amerikane dhe evropiane zakonisht shihet nga shqiptarët si mbështetje për demokracinë, shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e njeriut, tregun e lirë, si dhe luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shtoi se këto elemente janë forcuar gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti dhe se divergjencat me SHBA lidhen kryesisht me çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë dhe regjimin e Vuçiqit.

“Shtetet kanë interesa – Amerika ka interesa globale, Kosova i ka shtetërore, kombëtare e rajonale. Duhet bërë çmos që interesat e Kosovës të shtyhen përpara përkrah atyre të Amerikës në rajon, por duhet pranuar se ndonjëherë ato mund të divergojnë. Divergjencat që lidhen me Serbinë e vështirësojnë, por nuk e devijojnë rrugën perëndimore të Kosovës,” u shpreh Sulstarova.

Statusi i plotë:

“Anonimi” i DASH-it na qartësoi se “tërheqja e veshit” nuk erdhi ngaqë qeveria Kurti nuk po vepron në pajtim me ligjit dhe interesat e vendit, por ngaqë po preken interesat amerikane në rajon (lexo: Serbi). Kjo ka shumë rëndësi, sepse përkrahjen amerikane dhe atë evropiane shqiptarët e lexojnë si përkrahje për demokracinë, shtetin ligjor, tregun e lirë, liritë dhe të drejtat e njeriut, për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto elementë që na bashkojnë me Perëndimin nuk janë prekur, përkundrazi janë forcuar gjatë qeverisë Kurti 2. Shtetet kanë interesa, Amerika ka interesa globale, Kosova i ka shtetërore, kombëtare e rajonale. Duhet bërë çmos që interesat e Kosovës të shtyhen përpara përkrah atyre të Amerikës në rajon, por duhet pranuar se ndonjëherë ato mund të divergojnë. Divergjencat që lidhen me Serbinë dhe regjimin e Vuçiqit e vështirësojnë, por nuk e devijojnë rrugën perëndimore të Kosovës.