Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sipas njoftimit zyrtar të qeverisë thuhet se kreu në detyrë i ekzekutivit do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu kanë bërë të ditur se gjatë qëndrimit atje, do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara, qeveria thotë se synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.



Të tjera
“Falënderoj Zotin që nuk jam Madridist”, Yamal provokon Realin gjatë paradës së Barcelonës
AAK-ja miraton listën zgjedhore, Gjini bartës i saj
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mirënjohjen e thelle për mbështetjen historike të Gjermanisë