Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, pritet që javën e ardhshme të marrë vendim për pezullimin ose jo të Izraelit, por shumica e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të saj merret vesh se janë pro kësaj mase, raporton gazeta britanike, “The Times”.
Një panel i këshilltarëve në Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që ta pezullojnë Izraelin, pasi një Komision Hetues i OKB-së konkludoi se Izraeli është duke kryer gjenocid në Gaza, thuhet në artikullin e të përditshmes britanike.
Burimet i kanë thënë gazetës se UEFA do të marrë një vendim javën e ardhshme dhe se një shumicë e madhe e anëtarëve ekzekutivë si dhe federatave të vendeve anëtare janë në favor të pezullimit – duke e përmendur pezullimin e Rusisë nga garat evropiane që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.



Të tjera
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt