Gjykata e Lartë nuk ka pranuar ankesën e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi shfuqizim të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.
Ndërkohë Safet Gjici është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në arrest shtëpiak.
Safet Gjici u dënua me tri vjet burgim për “korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre” dhe ju hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet./TCh



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League