Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e parë në Nju Jork të SHBA-së pasi udhëtoi atje për të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai është takuar me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e priti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Neë York, njoftoi Zyra e Kryeministrit,
“Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA”, u tha në njoftim.
Kurti e njoftoi kongresistin Self për “investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje”.
Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimit në sektorin privat përmes fasilitimit të investimeve të huaja direkte.
Kurti e ftoi kongresistin Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qëndrimet dhe përkrahjen publike të tij ndaj Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, teksa “theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”.



Të tjera
Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT
Të dobëson apo jo uji me limon?