Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njofton se është ngjitur në majën e Bistrës (2651m), së bashku me pjesëtarët e FSK-së që kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ushtarët britanikë në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Ngjitjen në majën e Bistricës, ambasadori e përshkruan si më poshtë:
“Një ditë vërtet e këndshme sot duke u ngjitur në Bistra (2651m), maja ime e 7-të nga 20 majat e Kosovës…#kosovo20peakschallenge.
Këtë herë ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të diplomuar nga Akademia Ushtarake britanisë, dhe ekipin e mbrojtjes të Britanisë që aktualisht është në Kosovë. Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas një kontributi të shkëlqyer akademik në trajnimin e lidershipit të FSK-së nga Dr. Dorian Minors nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League