Dhoma e zhveshjes së Bajernit të Mynihut është riorganizuar pas largimit të Tomas Myler drejt Kanadasë, roli i lidershipit tani është shpërndarë mbi disa shpatulla.kejnSulmuesi Herri Kejn mori menjëherë përgjegjësi dhe e shpjegoi rolin e tij të ri te skuadra bavareze: “Është një përzierje lojtarësh të tjerë. Tomas ishte gjithmonë një lider i zëshëm, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi ende lojtarë të tjerë si Xhosh, Manu, unë ose edhe Serxh dhe disa të tjerë. Kur një lojtar si ai largohet, një lider si ai, kjo vendos presion mbi lojtarët e tjerë që të dalin përpara dhe të jenë pak më të zëshëm në disa situata sesa në të kaluarën. Për këtë arsye mendoj se tani është pak më e shpërndarë në të gjithë ekipin. Por siç mund ta shihni, kemi një ambient shumë të fortë tani. Ekipi aktual ka një kohezion shumë të mirë. Dhe kështu e kemi nisur sezonin!” Me largimin e Tomas Myler, kampionët rekord nuk humbën vetëm një figurë kyçe, por edhe zërin e tyre më të fortë.
Drejtori sportiv Kristof Frojnd i tha BILD: “Tomas Myler është një legjendë! Nuk mendoj se zëvendësimi i tij direkt është i mundur. Ai ishte aty për kaq gjatë dhe kishte një mënyrë të të qenit që nuk mund ta zëvendësosh. Por ekipi është shumë, shumë i lidhur mes vetes, dhe gjërat thjesht shpërndahen. Është fantastike në dhomën e zhveshjes.” Roli i lidershipit tani shpërndahet mbi disa shpatulla: përveç kapitenit Manuel Nojer dhe Xhoshua Kimish, Kejn dhe afrimi i ri Xhonatan Tah janë po aq të rëndësishëm sa edhe Leon Gorecka dhe Serxh Gnabri. Gjenerata e re gjithashtu ka fjalën e saj. Frojnd: “Ka disa lojtarë të rinj, Aleks Pavloviç, Tom Bishof. Përveç Manut dhe Kimish, që janë këtu më gjatë. Majkëll Olise ndihet jashtëzakonisht mirë në grup. Aktualisht është thjesht një përzierje shumë e mirë.”
Sipas Frojnd, afrimet e verës Nikolas Xhekson dhe Luis Díaz tashmë janë plotësisht të integruar: “Djemtë janë shumë pozitivë. Mendoj se janë pritur shumë mirë. Do të thoja se ndihen shumë mirë. Luço dhe Niko nuk kanë pothuajse asnjë vështirësi për tu përshtatur. Kjo është pikërisht ajo që prisnim. Ata janë djem shumë pozitivë edhe jashtë fushe.” Në aspektin sportiv, gjithçka po shkon si sahat: shtatë ndeshje, shtatë fitore – një nisje perfekte e sezonit për Bajernin.



Të tjera
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera