Dogana e Kosovës ka njoftuar për një rast të shmangies së detyrimeve doganore, i zbuluar gjatë kontrollit në Zyrën Doganore në Aeroportin e Prishtinës.
Gjatë procedurave të kontrollit doganor, zyrtarët kanë gjetur mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të paraqitura për zhdoganim në një deklaratë importi. Pas ekzaminimit të detajuar fizik, u zbulua se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe 4 instrumente për automjete, si dhe një pjesë e mallit ishte deklaruar gabimisht, duke u emërtuar ndryshe nga gjendja reale.
Sipas vlerësimit të Doganës, baza doganore e mallit të zbuluar arrinte në 3,289 euro, ndërsa shmangia e taksave kapte vlerën prej 980.12 euro.
Rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo tentative për shmangie fiskale dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe transparencë në të gjitha proceset doganore.



Të tjera
Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve
Alergjitë e vjeshtës dhe astma, si mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe çfarë të bëni
Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri